Pas largimit të Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto i BE-së të zvogëlohet me 2,8 trilionë dollarë. Sipas të dhënave të përpiluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, PBB-ja e përgjithshme e ekonomisë së BE-së me treg të përbashkët për vitin e kaluar ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë. Kontributin më të madh në këtë shifër e ka dhënë Gjermania, ndërsa menjëherë pas saj Britania me dy trilionë e 849 miliardë dollarë. Shifra në fjalë përkon me 17,6 për qind të PBB-së së BE-së. Edhe këtë vit, pritet që kontributi i Britanisë në ekonominë e BE-së të realizohet në nivelin dy trilionë e 761 miliardë dollarë. Ndërsa parashikohet që BE-ja 28-anëtarëshe të nxjerrë një PBB prej 16 trilionë e 477 dollarë, nëse kjo shifër llogaritet pa Britaninë, atëherë ajo shkon në 13 trilionë e 716 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2,8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …