Udhëheqësit politik në vend vazhdojnë të premtojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, por ky proces po zvarritet gjithnjë e më shumë. Së fundmi, edhe vet kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se ushtria e Kosovës së shpejti do të themelohet. Ai ka bërë të ditur se Kuvendi dhe Qeveria janë në negociata me Listën ‘Srpska’ për zhbllokimin e ndryshimeve kushtetueses. Por, opozita dhe njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se kryetari Thaçi po manipulon me çështjen e Forcave të Armatosura. Për themelimin e ushtrisë është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, që nënkupton edhe arritjen e një konsensusi paraprak me Listën ‘Srpska’, pasi që ky subjekt përfaqëson shumicën e komunitetit serb në Kuvend, pa të cilin nuk mund të procedohet asnjë vendim i rëndësishëm për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …