Kryetarja, Vjosa Osmani, nga urrejtja që ka, nuk e ka dekretuar kryeprokurorin, Blerim Isufaj, as do ta dekretojë

Kryetarja, Vjosa Osmani,  nuk e ka dekretuar kryeprokurorin Blerim Isufaj, pasi kishte numëruar, sipas saj, disa shkelje që kanë gjetur lidhur me procesin e përzgjedhjes për kryeprokuror. Lidhur me këtë proces, në një deklaratë me shkrim të Presidencës për Telegrafin thuhet se Presidenca pret nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, kanë deklaruar nga Presidenca. Ndërkohë  Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Për këtë pozitë KPK-ja ka intervistuar katër kandidatë, mes të cilëve është edhe Blerim Isufaj i cili kandidon edhe për një mandat në krye të Speciales që tashmë e drejton, përderisa emri i tij vazhdon të insistohet nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit. Kandidatë të tjerë janë prokurorët: Atdhe Dema, Naim Abazi dhe Valdet Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …