Ftesa e grupit parlamentar socialist për ndryshime në komisionet hetimore mbetet e hapur por jo për grupimin e Sali Berishës, Tymi dhe Zjarri në Kuvendin e Shqipërisë sipas deputetëve të “Rithemelimit” të Sali Berishës janë shprehje e revoltës për mohimin e ngritjes të 8 komisioneve hetimore parlamentare. Grupi parlamentar socialist, kësaj kërkese i është përgjigjjur me propozime të cilat ndryshojnë ligjin aktual për komisionet hetimore. Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit deklaroi se ka kërkuar që për këto ndryshime të jenë edhe anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë. Nga të dy përfaqësuesit qoftë të mazhorancës qoftë të pakicës në përfundimet e raporteve për komisionin hetimor të inceneratorëve përfaqësuesit kanë kërkuar rishikmim të ligjit. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por thirrja jonë ra në vesh të shurdhet sepse opozita ka mbetur të ai produkti i një anshëm pune. Kemi reflektuar vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Ermonela Felaj. Me ‘non gratën’ nuk do të takohemi. Kushdo nga opozita që dëshiron të vij në mbledhjet e komisioneve ne do të ulemi dhe do të diskutojmë. Jemi të detyruar që ta trajtojmë së bashku me dy nismat e tjera e Tabakut dhe e Spahos”, shtoi Felaj. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …