Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë afatin për regjistrimin e veturave me targa “RKS” në komunat veriore të vendit. Afati i cili pritej të përfundonte sot është shtyrë deri më 15 dhjetor, Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet e ndryshme të qyteteve thuhet në njoftim. Ky ndryshim u mor si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …