Ministri rus Punëve të Jashtëm, Sergei Lavrov, në fjalimin e mbajtur në samitin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që po i zhvillon punimet në Shkup, ka akuzuar shtetet perëndimore dhe Aleancën Veri-atlantike për, siç është shprehur, “shkatërrimin e OSBE-së”, e cila, sipas tij, ndodhet në “gjendje të keqe dhe perspektiva të paqarta”. Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pamaskuar kundër Jugosllavisë – një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe, në vitin 2008, duke shkelur Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu hoq Kosova pa asnjë referendum, Sipas shefit të diplomacisë ruse, OSBE-ja ka heshtur, kur qytetarëve u është mohuar e drejta e përdorimit të rusishtes” edhe pse, sipas tij, “aktet ndërkombëtare garantonin përdorimin e gjuhëve për të gjitha minoritetet. (Rel)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …