Partia FJALA dënon fuqishëm sjelljen e paligjshme të kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili mbrëmë rezistoi t’ i largojë targat e Serbisë nga Vetura zyrtare e Republikës së Kosovës. Sjellja e tij arrogante shkoi aq larg sa mohoi edhe shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “nuk kam nevojë të i largoj këto targa, ngase ashtu Kosova është pjesë e Serbisë”. Situatën edhe më të rëndë e bën fakti që Policia e Kosovës, u dorëzua para urdhrave të tij, me presionin që kishte nga Qeveria e Kosovës, që këtë Kryetar ta lejojë të hyjë në pikën kufitare ashtu si ai dëshiron, me veturë zyrtare të Kosovës 2Z, por me tabela të Serbisë. Është e turpshme dhe e tepruar kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës që lejon dhe dorëzohet përballë kërcënimeve të një Kryetari sërb, që paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe që mohon shtetësinë e Kosovës dhe shkel ligjet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …