Abelard Tahiri

PDK-ja kërkon nga qeveria Kurti që të reflektojë lidhur me kërkesat e policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve të UÇK-së

Kryetari i Grupit Parlamentar  të PDK-së, Abelard Tahiri,  pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka folur për buxhetin e shtetit, duke thënë se shumica  duhet të reflektojë karshi disa kërkesave. Ai ka kërkuar nga qeveria Kurti që të reflektojë ndaj kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve të UÇK-së. Sa i përket buxhetit, si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Republikës së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe karshi kërkesave të veteranëve  që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …