Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/SIDA

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore te HIV /AIDS. Me këtë rast Dr.Aiola Sahiti, mjeke në QKMF -Viti para të pranishmëve sqaroi qëllimin e ligjëratës, si dhe aktivitetet që QKMF po ndërmerrë në misionin e saj për parandalim dhe edukim shëndetësor. Edhe dr.Gentianë Ferati – mjeke nga QKMF-së në Viti, sot ka mbajtur ligjëratë në shkollën  e mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu‘’ ne Viti. Përpos ligjëratës janë shpërndarë edhe fletushka me informata për HIV-AIDS dhe mënyrën e parandalimit të saj tek qytetarët e rastit. Vlen të theksohet se QKMF në vazhdimësi përmes aktiviteteve të ndryshme në shkolla dhe komunitet po shënon ditët e kalendarit të promocionit të shëndetit.

May be an image of 11 people, people studying and hospital

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …