Në tetor të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte pranuar një projekt të ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e kishin kanë sjellë pesë diplomatët perëndimorë, në Prishtinë dhe më pas e kanë dërguar edhe në Beograd. Në takimin që ka pasuar në Bruksel, Kurti ishte shprehur i gatshëm ta nënshkruante këtë draft, por pala serbe e kishte refuzuar. Ai ka thënë se projekti është shkruar duke respektuar shkronjën e Kushtetutës dhe nuk ka zbuluar asgjë prej tij, duke u arsyetuar se ka qenë kërkesë e ndërmjetësve për konfidencialitet të plotë. Projekti iu ka dërguar edhe partive opozitare parlamentare nga Bashkimi Evropian. Në këtë projekt, objektivi primar i këtij statuti është që të krijojë në Kosovë mundësi për komunitetin serb të Kosovës të përfitojë nga të drejtat specifike dhe kompetencat komunale tashmë të përfshira në Kushtetutë dhe ligje të tjera në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …