leoni

Shefqet Dibrani: KËNDVËSHTRIMI I KRITIKËS LETRARE për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit

Shefqet Dibrani: KËNDVËSHTRIMI I KRITIKËS LETRARE për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit

PROLOG

Mbase është ëndërr e çdo autori për të botuar, në një vëllim të vetëm, vlerësimet, urimet dhe përkushtimet për krijimtarinë e vet. Musa Jupolli këtë ëndërr tashmë e ka të realizuar, pikërisht në saje të librit ”KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLITnga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”, vepër të cilën pata fatin ta përgatis. Libri kap një volum prej 232 faqe, që u botua sivjet (2023), në Prishtinë, në Shtëpinë Botuese të cilën e drejton shkrimtari ynë i mirënjohur Nazmi Rrahmani. Redaktor i librit është Prend Buzhala, recensent Mentor Thaqi, ndërsa portretin e autorit, vënë në ballë të librit e ka punuar piktori akademik Gazmend Freitag, që jeton e vepron në Austinë e Epërme. Gjithë kjo punë nuk do të ishte realizuar, kaq bukur dhe kaq mirë, pa ndihmen e vet autorit i cili si rrallë kush i ka ruajtur këto materiale të cilat kanë të bëjnë me të, dhe me krijimtarinë e tij letrare e artistike. Mecen kulturor, përkatësisht patronazhin për botim e mori dizajneri akademik, mjeshtër për përpunimin e arit, tashmë mjaftë i njohur në Paris, z. Sokol Ahmetaj, për të cilin sajuesit dhe përgatitësit e librit i janë tepër mirënjohës. Ndërsa një falënderim më specifik, gjithsesi shkon për të birin e autorit Elion Jupolli, i cili ka bërë përgatitjen e librit, duke i dhënë këtë pamje të cilën tashmë e ka realizuar Shtëpia Botuese “FAIK KONICA” në Prishtinë, gjë që është projekti më i kompletuar kushtuar krijimtarisë së gjertanishme të Musa Jupollit.

EMPATIA E VETËDIJES LETRARE

Së toku, këta autorë e këto shkrime, duan të dëshmojnë se Musa Jupolli dhe vepra e tij tashmë është përfaqësim i një vetëdije të shumëfishtë: si vetëdije krijuese, artistike e letrare, po edhe si vetëdije e bërjes së historisë sonë më të re, e plazmuar në qenien e në qenësinë e Kohës Sonë. Është ai zë i përbashkët që do ta quanim si empati të leximit (Theodor Lipps), në kërkim të publikut shqiptar të leximit, dhe jo vetëm atij shqiptar”, (faqe 217-224), ka theksuar brenda këtij libri, redaktori i librit Prend Buzhala, i cili është studuesi dhe kritiku më i mirë letrarë i krijimtarisë së gjithmbarshme të Musa Jupollit.

E gjitha, ka të bëjë me një autor, i cili që nga viti 1984 jeton dhe vepron në Paris të Francës. Musa Jupolli, ka krijuar profilin e vet krijues, ai i ka kultivuar të gjitha gjinitë letrare, poezi, prozën e shkurtër-tregimin, prozën e gjatë-romanin dhe herë pas herë ka shkruar edhe kritikë letrare të cilat ka arritur gjatë këtij viti (2023), t’i botoj në librin ARTI I KRITIKËS, (në bashkautorësi me Sh. Dibranin), duke kompletuar mozaikun e vet letrar. Nuk janë vetëm këto gjini letrare që i përmenda, Musa Jupolli është i njohur si gazetar, analist e komentuesi i zhvillimeve dhe ngjarjeje politike, ka shkruar ese politike, kulturore e letrare, autor i librave monografik e udhëpërshkrues, i librave dokumentues e historiografik. Me pak fjalë, ai është dëshmuar si udhëpërshkrues i mirë, trajektorja e të cilit flet për ngjarje e dukuri nga antikiteti e gjerë në të tashmen që po flasim. Prandaj është krejt normale dhe mbase e natyrshme që brenda librit ”KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLITnga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”, të kemi vlerësime nga fusha e kritikës dhe studimit letrar, urime e përkushtime lirike të cilat i dedikohen Njeriut-Krijues për veprat e tij, përkatësisht janë përkushtime për Vepra Letrare, të cilat në epiqendër të vlerësimit dhe përkushtimit kanë Musa Jupollin, si Njeri dhe si Autor!…

KRITIKA QË KOMPLETONË PROFILIN KRIJUES

Ndikimi i krijimtarisë letrare e publicistike të Musa Jupollit, ka tejkaluar kufijtë gjuhësor e etnik. Në mjaftë materiale shohim ndikimin e tij intelektual edhe në shtypin dhe mediat franceze, të cilat si shkrime janë përfshirë jo për të lartësuar vlerën e krijimtarisë së Musa Jupollit sa për të argumentuar në mënyrë faktike prezencën intelektuale edhe në shtypin francezë në një kohë rrëmuj nëpër të cilën kalonte atdheu ynë Kosova. Përkushtime lirike dhe poezitë e shumta janë pjesë e mazaikut të cilat dëshmojnë për ndikimin dhe afrinë intelektuale të Musa Jupollit me lexuesin dhe me krijuesit të cilët në momentet e caktuar kanë shkruar poezi dhe kanë uruar autorin për ndonjë vepër të arrirë, për ndonjë fjalë a moment që ka ngacmuar muzën e tjetrit kurse këtu në libër kanë zbukuruar jo aq vlerën sa profiloin krijues, anën e brendshme shpirtërore që ka krijuesi ynë, dëshmi e humanizmit kulturor që ka shoqëria jonë dhe Kombi Ynë në përgjithësi.

I gjithë materiali i përfshirë brenda këtij vëllimi ka arritur në masë të caktuar të kompletojë profilin krijues të Musa Jupollit. Shkrimet dhe kritikat e shumta trajtojnë krijimtarinë e autorit nga këndvështrime të ndryshme, sigurisht të shkruara nga çasti dhe rasti, në kohë të ndryshme dhe në arritje të caktuara, të cilat janë të shumta e të ndryshme dhe të shkruara nga një numër i madh i krijuesve tanë të njohur të cilët jetojnë në mërgatë, Kosovë e Shqipëri si dhe në viset tjera etnike. Por, jam shumë i sigurt se secilit lexues të kësaj vepre do t’i ngjallet kureshtja dhe interesimi për të lexuar ndonjë nga veprat e autorit sepse mozaiku i prezantuar zgjon interesimin e lexuesit, veçmas të studiuesve e të studentëve nga fusha e letërsisë dhe e studimeve gjuhësore.

MOZAIKU I PREZANTUAR E ZGJON MUZËN E KRIJUESIT

Në këto vlerësime kritike, padyshim vend meritorë zënë vlerësimet kritike të Prend Buzhalës, i cili më mirë se kushdo tjetër ka përcjell tërë krijimtarinë letrare e artistike të Musa Jupollit. Janë njëzet shkrime kritike për libra të ndryshëm kurse i njëzetë e njëti është ai në fund të këtij libri, të cilin Prend Buzhala e ka shkruar enkas për këtë botim, në cilësinë e redaktorit të librit. Ky volum vlerësues dhe studimor i Prend Buzhalës, shtrihet në faqet e librit, (7-57; 61-80; 217-224), dhe përbën pjesën kapitale të librit, prandaj këto kritika, kanë mundur fare lehtë të botohen edhe si libër studimor më vete. Përveç vlerësimeve kritike nga Prend Buzhala, janë përfshirë kritika të shumta nga autorë e studiues të letërsisë që e kanë kompletuar librin në fjalë.

MOZAIKU I VLERËSIMIT KRITIK

Me nga tre vlerësime kritike për librat e Musa Jupollit janë prezantuar, Mentor Thaqi e Kujtim Stojku, kurse me nga dy vlerësime të tilla kritike janë edhe: Pranvera Gjoni, Rexhep Rifati, Dava Nikolli, Gjergj NikollaGjon Rroku dhe Shefqet Dibrani. Ndërsa me nga një shkrim kritik për libra të ndryshëm të Musa Jupollit janë prezantuar: Ibrahim Kadriu, Zejnepe Alili-Rexhepi, Migena Arllati, Tonin Nikolli,Milazim Kadriu, Reshat Sahitaj, Ndue Shabaku, Vjollca Shurdha, Ragip DragushaDedë Shkurti, Anastas NikaIlaz Hysaj, Agim Jerliu e ndonjë tjetër. Po ashtu brenda librit janë botuar disa vlerësime të shkurtëra a ndonjë refleksion rasti nga: Fadil Hysaj, Fatmir Halimi, Abdi Pergjegja, Zhorzh Sand, Hazir Mehmeti, Lebibe Zogiani e Nexhat Maloku.

Këtij mozaiku vlerësues i shtohen edhe emrat e poeteve dhe poetëve të cilët me përkushtim për Musa Jupollin, kanë shkruar poezi. Me nga dy poezi janë: Tonin Nikolli e Kujtim Stojku ndërsa me nga një: Sabit Rrustemi, Pranvera Gjoni, Gani Xhafolli, Çun Lajçi, Mentor Thaqi, Fran Tanushi, Avni A. Neziri, Bajrush Zeka, Mentor Ejupi, Nikoll Ulndreaj, Sylë Bajrami dhe autori i përgatitjes së këtij libri Shefqet Dibrani. Po ashtu kjo panoramë tematike e shkrimeve për Musa Jupollin dhe krijimtarinë e tij është plotësuar edhe me disa emra dhe shkrime në gjuhën frenge nga autorët: Michel Crepu, Patrick Beaudouin, Olivier MonginMarion van Renterghem dhe nga Philippe Bicet, bashkë me disa vlerësime të marra nga Agjensionet, media dhe revista ndryshme në gjuhën frënge, mozaiku kritik duket serioz dhe mjaftë i kompletuar.

I gjithë ky bagazh kulturor e letrar, këto autore dhe autor, me vlerësimet e tyre, kanë shprehur admirimin për veprën letrare të Musa Jupollit, i cili me angazhimin e tij është bërë emër i dashur dhe i respektuar nga lexues dhe studues e kritik letrar të librit shqip, të cilët me qasjen që ia bëjnë krijmitarisë letrare e artistike të Musa Jupollit kanë sjell mendim sintetizues dhe vlerësim artistik, parë nga kënde dhe këndvështrimet e tyre vetanake, duke lartësuar opusin e tërësishëm të këtij angazhimi që kap një harkore kohore prej më shumë se sa tre dekadash duke krijuar një trekëndësh tematik: Autori – Lexuesi – Vlerësuesi !…

EPILOG

Dhe krejt në fund: Shënimi biografik dhe shënimet bibliografike për librat dhe prezantimet e shumta të këtij autori e kompletojnë opusin e krijimtarisë së tij dhe njëkohësisht japin një pasqyrë të këtyre vlerësimeve të gjithanshëm, të përfshira në veprën monumentale “KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLIT”, parë “nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”.

 

Dhjetor 2023.

Shefqet DIBRANI

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …