leoni

Zërat e “ndërgjegjes” së dy profesorëve: Blerim Latifi dhe Muhamet Hamiti për dhunën izraelite kundër palestinezëve

Të paktën 178 palestinezë u vranë dhe 589 u plagosën nga sulmet ajrore të forcave izraelite kundër popullatës civile

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me disa udhëheqës të vendeve arabe fqinje të Izraelit për të diskutuar të ardhmen e Gazës, ndërsa Izraeli rifilloi sulmet ajrore në këtë territor palestinez pas përfundimit të armëpushimit shtatëditor Izrael-Hamas. Të paktën 178 palestinezë u vranë dhe 589 u plagosën nga sulmet ajrore, tha ministria e shëndetësisë e Gazës. Sekretari Blinken u takua me ministrat nga Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jordania dhe Bahreini, së bashku me përfaqësues të Autoritetit Palestinez, në kuadrin e konferencës së klimës  të OKB-së në Dubai, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller. Sekretari Blinken është në udhëtimin e tij të tretë në Lindjen e Mesme që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit, një grup i cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, pasi filloi sulmet ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor, duke masakruar 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 240, rreth 100 prej të cilëve u liruan në këmbim të të burgosurve palestinezë gjatë armëpushimit të sapo përfunduar shtatë-ditor.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …