leoni

Rikthehet pllaka përkujtimore e okupatorëve serbë në luftërat e viteve 1912-1918, kur ata pushtuan dhe e masakruan Kosovën

Dioqeza Serbe e Rashkës-Prizrenit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, e kanë kthyer të shtunën, në vendin ku ka qenë më parë, një pllakë përkujtimore të ushtarëve okupatorë serbë në luftërat e viteve 1912-1918, kur ata pushtuan Kosovën dhe vranë e masakruan dhjetëra  mijëra shqiptarë, qindra mijëra të tjerë i dëbuan për të Turqi. Ky monument, i vendosur në varrezat ortodokse në Prishtinë, është zhvendosur në një anë të varrit në mes të muajit nëntor, me iniciativën e Ambasadës franceze dhe asaj gjermane, por pa i  pyetur, as pa marrë pëlqimin e autoriteteve të Kosovës.  Vite më parë, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë kanë festuar në atë vend Ditën e Armëpushimit. Dita e Armëpushimit shënohet në të gjithë botën më 11 nëntor për të përkujtuar nënshkrimin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, kur dy të tretat e trojeve shqiptare iu dhanë serbëve, grekëve, bullgarëve, malazezve. Kjo ditë shënohet në të gjithë Evropën dhe vendet e Evropës  shënohet si Ditën e Përkujtimit, amerikanët si Ditën e Veteranëve. Lidhur me këtë akt fyes e diskriminues  për shqiptarët, nuk kanë reaguar institucionet, as historianët, madje as veteranët, apo shoqatat që rrahin gjoks për patriotizëm. Me siguri se edhe kjo çështje ka të bëjë me Asociacionin dhe eksterritorialitetin e kishave serbe, projekt të cilin e ka pranuar Qeveria e Albin Kurtit.  Disa nga mediet në Kosovë ushtarët okupatorë serbë i konsiderojnë si të rënë, dëshmorë, e jo pushtues, vrastarë e kriminel sikur kanë qenë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …