Mbrojtja e Kadri Veseli ka përgënjeshtruar pretendimet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Mbrojtja e tij ka saktësuar se bisedat e tij të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, janë shtrembëruar nga ana e prokurorisë dhe se ato bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese. Avokati, Ben Emmerson ka saktësuar se shumë nga bisedat nuk janë paraqitur para trupit gjykues, janë interpretuar krejtësisht gabimisht në dëm të Kadri Veselit. Avokati, Ben Emerson ka saktësuar më tutje se i akuzuari, Kadri Veseli ka kërkuar nga bashkëbiseduesit në mënyrë eksplicite që të mos bisedojë me asnjë person të lidhur me këto procedura ose të përpiqet të ndikojë në dëshminë e ndonjë dëshmitari në këtë rast por se kjo pjesë e bisedës së tij është hequr nga transkriptimi, nga ana e Prokurorisë. “Ky është një shembull tjetër dhe flagrant i përpjekjes së pakujdesshme të ZPS-së për të paraqitur një pamje mashtruese para Trupit Gjykues. Ky pasazh duhej të ishte përfshirë në kërkesën e ZPS-së për të paraqitur provat para Trupit Gjykues. Fakti që SPO-ja e ka varrosur këtë provë mes orëve të pa transkriptuar duhet të jetë shumë shqetësuese për Trupin Gjykues” thuhet në mes tjerash në reagimin e mbrojtjes së Kadri Veselit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …