Drejtues të organizatave që merren me grumbullimin e fakteve për krimet e luftës që ka bërë ushtria dhe policia e Serbisë në Kosovë, kanë bërë thirrje që temë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar të jenë edhe kompensimet e dëmeve të luftës. Kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci ka thënë për Ekonomia Online se kjo thirrje është bërë që nga viti 2013. “Qysh në fillim në 2013 kemi kërkuar që të jetë pjesë e dialogut dëmet e luftës, dëmet e popullatës civile që janë vrarë. Kemi njerëz të vrarë shumë të cilët duhet që të dëmshpërblehen nga shteti serb për krimet që ka bërë. Sa i përket dëmeve materiale ajo po ashtu patjetër duhet sepse është një vlerë e madhe të cilat janë bërë në mënyrë komanduese, administrative dhe gjitha dëmet janë bërë me projekte të caktuara. Në Kosovë dëmet diku kanë qenë 65 për qind të fshatrave të dëmtuar, janë miliarda të dëmtuara” ka theksuar mes tjerash, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …