Nënkryetarja amerikane, Kamala Harris i ka prezantuar të shtunën objektivat amerikane pasi të përfundojë konflikti i Izraelit me Hamasin, duke theksuar se populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës. Harris i ka bërë këto deklarata në një samit për klimën, që po mbahet në Dubai, me kërkesë të presidentit amerikan, Joe Biden. Në bisedimet me kryetarin e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi. zonja Harris ka thënë se “nën asnjë rrethanë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë rilokim të sforcuar të palestinezëve nga Gaza apo Bregu Perëndimor, apo rishkrim të kufijve të Gazës. Pasi të përfundojë lufta, përpjekjet për rindërtim duhet të jenë në kontekst të “një vizioni të qartë politik për popullin palestinez drejt një shteti të udhëhequr prej një Autoriteti të ringjallur Palestinez, që do ta ketë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shteteve në rajon”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …