Fatbardh Kadilli: 30 vjet Sali Berisha e ka përdorur PD-në për interesat e veta dhe të familjes, tani e vërtetoi edhe vetë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli, duke folur për Kuvendin e Rithemelimit të Partisë, organizuar një ditë më parë, ku u promovua bija e Sali Berishës, Argita Berisha-Malltezi,  tregon më së miri se kemi të  bëjmë me një projekt politik familjar. Ashtu si  sjellja e Berishës, si hapësira dhe promovimi i vajzës së tij, provojnë  në mënyrë krejt të qartë  se kemi të bëjmë me një projekt familjar, me njerëz që merren me politikë, por që nuk prodhojnë politikë, vetëm mbrojtje të interesave të Berishës dhe familjes së tij. Në 3 dekada Berisha e ka përdorur PD-në për interesat e veta dhe të familjes dhe sot kjo u bë e dukshme për këdo, s’ka më nevojë për shpjegime. As Enver Hoxha nuk e bëri këtë veprim që t i  vinte në krye të partisë, bijtë e bijat e tij.  Kemi të bëjmë qartë me një projekt politik familjar interesat familjare që mbrohen përmes mekanizmave politikë, tha  anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …