Në 25 vjetorin e rënies heroike përkujtohen Dëshmorët e Kombit: MUHAMET MALSORI, HYSNI DURAKU, SKENDER HAMELI, SINAN HOTI, ISAK HOTI, SEDAT HOTI, HIDA HOTI dhe ISMET HOTI të rënë në malet e Pashtrikut me 4 dhjetor 1998.
Krushën e Madhe nuk e karakterizon vetëm emri, por edhe veprat e njerëzve të këtij fshati. Krushjanët humbën shumë familjar, njerëz e miq të mirë. Secili prej tyre ishte hero. Ky fshat dha gjak, bukë, pushkë e ide çlirimtare.
Ndaj Dëshmorëve të Kombit, që dhanë më të shtrenjtën e vet JETËN për të fituar LIRINË, ne u jemi mirënjohës për çdo frymë që marrim në këtë tokë të lirë. Ata nuk janë thjesht emra në histori por, janë yjet që ndriçojnë shtigjet e lirisë dhe të drejtësisë. Ata janë dëshmia e përjetshme se liria është e çmuar dhe për të duhet të luftohet. Le të nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e tyre çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke e ruajtur dhe e forcuar atë liri për të cilën ata dhanë jetën.
I përkulem gjithmonë sakrificës dhe heroizmit të dëshmorëve.
LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!
B F Hoti
Krushë e Madhe
03.12.2023