Sali Berisha nuk përfillë Shtetin dhe asnjë institucion të vendit. Shtetin ku qeverisin, Bajram Begaj, Edi Rama, Lindita Nikolla dhe krejt institucionet, nuk e njeh, as e përfillë, madje e sulmon, i vë flakën, sikur Shqipëria të ishte pronë e tij e ai një Neron i kohës sonë. Berisha do të duhej të paraqitej sot para SPAK-ut në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit Partizani. Mësohet se prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai pritet të marrin një vendim për thyerje të masës për herë të tretë të vendimit të gjyqtares Irena Gjoka. Sipas Kodit të Procedurës Penale, për personat që thyejnë masën e sigurisë parashikohet një masë më e rëndë. Në rastin e Berishës, ndaj të cilit është vendosur ‘detyrim paraqitje’, mund të vendoset masa e arrestit shtëpiak, por edhe kjo masë do të shpërfillet nga Sali Berisha, i cili kërcënon me përmbysje të Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …