Kryeministri Albin Kurti, priti në takim dhe bisedoi me politikanin nga Serbia, Çedomir Jovanoviq

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur dje në një  takim  dhe ka biseduar me politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Në komunikatë e publikuar  me këtë  thuhet se është folur dhe për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.​ Kurti vazhdimisht ka deklaruar se është për të drejtave të serbëve të Kosovës, si dhe arritjen e marrëveshjeve finale me Beogradin. Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar. Jovanoviq pas takimit  ka deklaruar se Albin Kurti e ka pyetur me nostalgji se  a është Beogradi aq interesant e i bukur, sikur në kohën  kur ishim studentë. Jovanoviq iu ka përgjigjur se Beogradi është dhe më interesant dhe më  i bukur,  ashtu sikur edhe Prishtina!.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …