Ramush Ahmetaj: Gjithmonë do ta kujtojmë veprën sublime te Myrvete Maksutaj

Sot në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarës dhe Heroinës së Kombit Myrvete Maksutaj e cila ishte ndër femrat e para që ju bashkangjit UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit. Myrvetja ra heroikisht në një betejë që u zhvillua në oborrin e Spitalit të Pejës, me 4 dhjetor 1998, duke bërë përpjekje për t’i nxirrë nga spitali shokët e saj që ishin të plagosur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Myrvete Maksutaj ka qenë pjestare e dalluar e brigadës së UÇK-së, “133 Adrian Krasniqi”, por edhe bashkëluftare e jona. Gjithmonë do ta kujtojmë vepren sublime te Myrvete Maksutaj. Përjetësisht në shenjë nderimi e respekti do të përkulemi para shtatores së saj në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës.
Lavdi e nderim për Myrveten, nderim e përkujtim për vëllain e madh të Mervetës, Enverin, i cili u vra në Ushtrinë Jugosllave mizorisht nga çarqet e sigurimit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …