Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: Ndihem i hidhëruar me Hashim Thaçin, ai asnjëherë nuk më ka takuar pas luftës

Ish eprori i lartë i UÇK-TMK-së, Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka deklaruar se ishte ndihet i hidhëruar me Hashim Thaçi. Ai nuk më ka  takuar asnjëherë pas lufte. Kam pritë me e taku shumë herë dhe jo një herë, por asnjëherë nuk kam arritur ta takoj. Kur njerëzit  bahen ministra, kryeministra, kryetarë mbajnë shumë telefona, shumë shoqërues, dhe gjithnjë janë të zënë. Nuk jam mirënjohës fare, jam shumë i hidhëruar pse nuk me ka taku asnjëherë”, tha dëshmitari Halitjaha. Duke folur për dëshmitë e tij që kishte dhënë para trupit gjykues, dëshmitari e ripërsëriti se Hashim Thaçin e ka parë vetëm dy herë gjatë kohës së luftës dhe njëri prej këtyre rasteve ishte në Zonën e Budakovës. Ndërsa, për Rexhep Selimin dëshmitari tha se nuk e kishte ditur që ka qenë Inspektor i Shtabit të Përgjithshëm. Më vonë kam dëgjuar se që ka qenë inspektor”, tha Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …