Shoqata Handikos në Skenderaj organizon tryezë të rrumbullakët në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

Në kuadër të shënimit të 3 Dhjetorit – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata Handikos ka organizuar një tryezë të rrumbullakët, në të cilën kanë marrë pjesë drejtorët e Komunës së Skenderajt, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, Besarta Meha – Ademi dhe Kastriot Duraku, anëtarët e shoqatës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë, ku është diskutuar për rëndësinë e promovimit të mbrojtës së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, por edhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi. Komuna e Skenderajt ka mbështetur vazhdimisht dhe do të vazhdojë të mbështes edhe në të ardhmen këtë kategori të shoqërisë sonë, për të garantuar qasje të barabartë, dinjitet dhe të drejtat të plota.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …