Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës më bazë gjinore”, është mbajtur një takim me Policinë e Kosovës në Ferizaj

Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës më bazë gjinore”, nën organizimin e grupit të grave të Kuvendit të Komunës është mbajtur një takim me Policinë e Kosovës në Ferizaj. Temë diskutimi ishte lufta për parandalimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore. Në takimin pritës dhe informues ishin, Major z. Muhamet Jahiri nga sektori i hetimeve për krime të rënda, zëdhënësi i Policisë së Kosovës z. Kanun Veseli, si dhe Selvete Gurgurovci hetuese e njësisë së dhunës në familje. Takimi ishte i hapur, diskutimet përfshinë shpërndarjen e informacioneve statistikore dhe trajtimin e ngjarjeve, duke shkëmbyer ide për parandalimin e kësaj dukuri që po na preokupon si shoqëri dhe si bartës të institucioneve komunale. Grupi i grave është nda nga ky takim  me premtim për bashkëpunim të vazhdueshëm në aktivitetet për parandalimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …