25 vjet më parë në Pashtrik jehuan pushkët e tyre

Në këtë jubile të rënies së dëshmorëve të kombit: Muhamet Malësori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti, kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve e të martirëve, bën nderime në respekt të jetës dhe të veprës së tyre te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, si dhe te vendi i rënies në malet e Pashtrikut. “Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan dhe sakrifikuan për ne. Jehona e zërit të tyre është jehonë lirie që nuk do të na lejojë të devijojmë nga rruga drejt ardhmërisë më të mirë të brezave që do të na pasojnë.”- u shpreh kryetari Latifi.

Lavdi!

May be an image of 11 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …