Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në Shkodër

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në Shkodër

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, e cila këtë herë bëri ndalesën e saj në Shkodër. Rama tregoi se tashmë Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, një problem të cilin kryeministri e ka përsëritur shpesh herë. Ai shpjegoi se si në një kohë të shkurtër ky qytet ka ndryshuar shumë, falë projekteve dhe buxhetit të qeverisë. “Së pari më vjen shumë mirë që sot patëm mundësinë për disa orë të shohim pak qytetin dhe në një kohë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Në radhë të parë është e dukshme që sapo hedh sytë në qytet, Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që unë pashë që janë akset kryesore. Qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje, por ajo që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe për hir të së vërtetës në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm. Kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur ke parasysh që institucionet vendore, bashkia dhe strukturat e tjera, këtu në Shkodër kanë qenë të fokusuara tek punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe jo tek hallet private të njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …