Avokatja nga Kosova, Arlinda Llonçari e cila punon në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë kriminale të Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj-Murseli. Duke iu referuar mediave suedeze, ajo ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”. Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes. Ajo tregoi se polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë krunave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro. Këto para, nëse vrasja e Liridonës nuk do të zbulohej, do t’ i takonin bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …