Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti të mos e fyejë Policinë e Kosovës dhe që t’ ia plotësojë kushtet. Ai ka saktësuar se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. “Për dallim nga ti kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia. Andaj, mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je ti! Plotësoja kushtet!, ka porositur Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …