Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se pesë pjesëtarë të FSK-së, të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër. Ai bëri të ditur se pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi, në trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”. “Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”. Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, ka shkruar ministri Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …