Gjyqtarët e Gjykatës Speciale kanë vendosur të pranojnë si provë kopjen e një ditari të luftës, që thuhet se qenka i një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa origjinali gjendet në Serbi. Madje thuhet se ky “ditar” ka dëshmi të forta. Ditari ishte në pronësi të Shërbimit Sekret Serb, ai ishte manipuluar dhe ishte përdorur kundër UÇK-së në disa raste. Zyra e Prokurorit ka vetëm kopjet e këtij dokumenti, por ka refuzuar ta marrë origjinalin nga Serbia kur mbrojtja e ka kërkuar, ndërsa ekipi i avokatëve në Hagë ka dyshime të forta se faqet e këtij ditari janë të manipuluara, pasi shkrimi dallon në shumë prej faqeve. Pjesët më inkriminuese të kësaj fletoreje mbi të cilat kërkon të mbështetet Prokuroria janë shkruar me një dorëshkrim krejtësisht të ndryshëm dhe është përdorur fjalor që nuk përshtatet me pjesën tjetër të fletores. Ruajtja e këtij dokumentit është komprometuar rëndë me boshllëqe domethënëse gjatë të cilave nuk dihet se ku, nga kush dhe në cilat kushte është mbajtur deri tani. Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka theksuar se ka dallime të mëdha në shkrim në faqe të ndryshme të ditarit. Madje, aty ku ka elemente më inkriminuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …