KMDLNJ

KMDLNj kundërshton ndalimin e vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për krerët e UÇK-së

KMDLNj është shprehur  kundër ndalimit të vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen në arrest krerët e luftës së UÇK-së. Këshilli  këtë vendim e konsideron si shkelje që është ndërmarrë nga gjykata raciste për pengjet e Kosovës. Mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies ka bërë që Zyra e Prokurorit të sillet si “elefanti në dyqanin e qelqurinave duke sajuar prova, bashkë me shtetin e Serbisë, duke joshur dhe duke blerë dëshmitarë”. “Lëvizja e fundit është bërë në  përpjekje t’i fajësuar  pengjet duke ua pamundësuar vizitat dhe kontaktet përmes transkripteve patologjikisht të redaktuara tregon se sa janë të interesuar për të drejtat e njeriut, standard “udhëheqës“ për këtë Gjykatë”. Në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun. Kjo farë kryetare e pati lënë për një kohë tjetër vizitën për faktin se ishin paralajmëruar protesta ndërsa, tani e vlerëson se kushtet janë më të mira për ta realizuar këtë vizitë “informuese“.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …