Zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, gjatë luftës, Sadik Halitjaha, ka vazhduar dëshminë në Gjykatën Speciale. Ai është pyetur për zonën e cila ishte përgjegjësi e Batalionit të Budakovës, nëse janë mbajtur civilë të ndaluar në atë zonë. Në pyetjen se prokurorit, Genël Metro, Sadik Halitjaha, ka deklaruar: Jo që s’duhet ta pranoj, por po të ishte diçka kështu e vërtetë unë do jua shkruaja këtu një burg të përjetshëm për vetën time. Unë jam përpjekur që t’i mbrojë me jetën time 200 mijë civilë në Zonën Operative të Pashtrikut. Nuk jam marrë me civilë, me njerëz të pafajshëm, të paarmatosur, të cilit do komunitet, qoftë shqiptar apo ndonjë komunitet tjetër. Në pyetjen e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmeson, lidhur me një dokument, ku figuron largimi për një kohë i udhëheqësit të shërbimit Informativ të UÇK-së, Kadri Veseli, Sadik Halitjaha ka saktësuar se nga data 13 deri në 18 janar të vitit 1999 nuk ka qenë në Kosovë. Unë besoj që kam dhënë përgjigje saktë. Ky dokument ndoshta jep më shumë përgjigje sesa fjalët e mia, por sërish do të thosha diçka. Kadri Veseli, ndoshta ka shkuar nga Sllovenia në Shqipëri, apo në Francë, unë nuk e di ku ka shkuar, por në shtab nuk ka qenë, ka saktësuar mes tjerash, Sadik Halitjaha para trupit gjykues të Gjykatës Speciale.