Janë publikuar rezultatet e testit PISA, lidhur me aftësitë dhe dijen e nxënësve nga 80 shtete të botës. Kosova, si gjithnjë deri tani edhe kësaj radhe ka dështuar. Sipas rezultateve të publikuara, vendi ynë radhitet krejt në fund të renditjes në pothuajse të gjitha kategoritë. Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, kurse vendin e 77-të nga 80 shtete për shkencë. Më matematikë Kosova renditet në vendin e gjashtë nga fundi. Rezultatet e testit janë publikuar gjatë ditës së sotme. Ky rezultat pothuajse negativ tregon se në vendin tonë jo vetëm qeveritë e kaluara por as Qeveria Kurti që kishte premtuar arsim cilësor, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …