Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ajo e Sllovenisë, Tanja Fajon, kanë deklaruar se duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pasi ky zgjerim është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë me procesin e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Ballkani Perëndimor të mos lihet anash. Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, tha Tanja Fajon. Ajo u ankua për largimin e shumë të rinjve nga vendet e kësaj pjese të Evropës, si pasojë e mungesës së perspektivës. Ata nuk kanë më besim në historinë e këtij procesi të zgjerimit”, tha Tanja Fajon. Nuk mund të ketë zona gri në Evropë, në një kohë kur kryetari rus, Vladimir Putin me çmendurinë e tij perandorake po sulmon jo vetëm Ukrainën, por edhe rendin e paqes në Evropë, andaj duhet të jetë e qartë se ne e mbrojmë këtë paqe. Këtë qëndrim e demonstruan 55 shtetet në takimin e fundit të OSBE-së, në Shkup, dhe kjo vlen edhe më shumë për Bashkimin Evropian, nënvizoi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …