Autoritete të KFOR-it kanë bërë të ditur se Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë është vendosur në Kosovë. Ky angazhim shtesë u ndërmor si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim. Disa shtete veçmas Turqia, Britania e Madhe, Gjermania e Italia kanë rritur praninë e ushtarëve të tyre në Kosovë për shkak të zhvillimeve në Veri, e sidomos pas sulmit të bandave serbe, në Banjskë të Zveçanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …