Nderi i komunës së Rahovecit është një vlerësim i merituar për Erzen Zyberajn

Sot, Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi priti në takim atletin e shtigjeve të gjata, Erzen Zyberajn , nga Drenoci, të cilit i ndau dekoratën “NDERI I KOMUNËS SË RAHOVECIT”, për kontributin e madh dhënë afirmimit të sportit të atletikës dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Sportistët si Erzeni janë imazhi më i mirë i Rahovecit dhe Kosovës, andaj edhe përkrahja nuk do t’i mungojë asnjëherë. Kryetari Latifi e përgëzoi për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroi mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij! Për motivacion të mëtejshëm në sportin e atletikës, Erzenit, i ndau subvencion në vlerë prej 1000.00€.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …