Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se diskutimi i pretendimit se Izraeli do të krijojë një zonë tampon në Gaza është mungesë respekti për palestinezët, raporton Anadolu. Gaza u përket palestinezëve. Ne nuk njohim asnjë vendimmarrës që injoron vendimet e tyre. Erdoğan gjithashtu shprehu gatishmërinë e Turqisë për të organizuar një konferencë të paqes për konfliktin Izrael-Palestinë dhe për të shërbyer si një komb garantues, duke theksuar kushtin “për aq sa ata vërtet duan paqen”. Pa mbështetjen për Izraelin nga vendet perëndimore, sidomos pa Amerikën, situata aktuale në rajon nuk do të ekzistonte. Netanyahu nuk do t’u shpëtojë pasojave të asaj që ka bërë, ai do të sillet para drejtësisë dhe do të paguajë çmimin për krimet e luftës që ka kryer. Lidhur me planet e Izraelit për të vrarë anëtarët e Hamasit jashtë vendit, Erdoğan tha se, “Nëse ata guxojnë diçka të tillë kundër Turqisë dhe popullit turk, ata do të paguajnë një çmim të rëndë nga i cili nuk mund të rikuperohen, ka saktësuar, Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …