Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka folur lidhur me kërkesën e serbëve të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të veriut, e cila është dorëzuar të martën në KQZ. Ai ka bërë me dije se janë dhënë udhëzime që kërkesa e serbëve të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”, ka thënë Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …