Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kryetarin, Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. Ai ka thënë se kryetari Ferit Idrizi, me punën e tij, me modelin e tij qeverisës, vërtetë është kthyer në një model të qeverisjes së mirë që i ka qytetarët në qendër. Me punën e tij, ai po përmirëson mirëqenien dhe jetën e tyre, është duke dhënë shembullin se si duhet të qeveriset në një komunë. Me të vërtetë kemi dashur që të tregojmë se me PDK-në në qeverisje ne kryejmë punë, mbajmë premtime dhe e lehtësojmë e përmirësojmë jetën e qytetarëve”, ka thënë Kryetari Krasniqi. Ndërkohë Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se të gjitha projektet e nisura po shkojnë sipas planifikimeve. ë bashku me Kryetarin Memli Krasniqi, kemi përcjellë punimet në rrugën “Pestova”, “Drenica”, “Avni Saraqi” dhe punimet për ndërtimin e parkingut të automjeteve në këtë pjesë të sheshit të qytetit. Siç po e shohim, punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik dhe qytetarët do të jenë shumë të kënaqur me punën që ne po e bëjmë”, ka thënë Kryetari Idrizi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …