Sot, kryetari Latifi bashkë me z. Ramadan Klisurica, zëvendësdrejtor i Projektit për Qeverisjen e Pronës, mbajtën takimin e 4 të Këshillit Publiko-Privat. Ky Këshill ka për qëllim që të përmirësojë kornizën ligjore dhe rregullatore në fushën e të drejtës së pronës, për të nxitur investimet në komunën tonë. Gjithashtu, Këshilli e lehtëson dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga Komuna e Rahovecit ose nga sektori privat. Në këtë takim u diskutuan këto çështje:
Kontributi i bizneseve në zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Rahovecit dhe mundësitë e bashkëpunimit;
Dialogu publiko-privat: sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me pronën komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra;
Prezantimi i Listës së Pronave Komunale për Dhënie dhe Këmbim 2024 dhe nevojat e sektorit privat për shfrytëzimin e pronës komunale.
Kështu, do të vazhdoj partneriteti serioz me sektorin privat, në përkrahjen dhe mundësi e lehtësira, kornizë ligjore sa më të përshtatshme dhe mjedis miqësor për më shumë arritje në zhvillimin ekonomik, punësimin e të rinjve dhe rritjes së mirëqenies së përgjithshme.