Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka bërë të ditur për mediet se ka pranuar kërkesën e qytetarëve serbë për inicim të peticionit lidhur me shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq. Ai se ka pesë ditë kohë që të vendosë nëse duhet ta pranojë apo refuzojë këtë kërkesë. Uglanin bëri të ditur se në kërkesë thuhet se komuna nuk është funksionale dhe se nuk po kryhen në nivel të duhur shërbimet ndaj qytetarëve. Do ta njoftoj institucionet që e kam pranuar kërkesën, por unë si kryesues i kuvendit komunal do të ndërmarrë hapa konkrete a do të refuzoj apo ta pranoj. Kërkesa thotë që komuna nuk është funksionale dhe nuk po i kryen shërbimet qytetarëve në nivel të duhur. Ata, nuk mund të merren me çështjet se a funksionon komuna dhe a është shërbimi në nivel të duhur, apo jo. Uglanin tha se nuk ka informacione nëse një kërkesë të tillë e kanë pranuar kryesuesit e kuvendeve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …