“Për” 266 banorë, “kundër”-1 banor-rezultati i Referendumit në Dubravë të Suharekës

Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës, të dielën kanë votuar pro ose kundër ndërtimit të xhamisë së fshatit në lokacionin ku ka kërkuar BI (bashkësia Islame), e të cilën gjë e kanë kundërshtuar disa nga banorët. Referendumi,  të cilin me vendimin e kryetarit të Komunës z.Sali Asllanaj e ka organizuar Komuna e Suharekës, ka filluar nga ora 7:00 e mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 19:00 kur janë mbyllur kutit e votimin në Qendrën e votimit në ShFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Procesi i votimit ka shkuar mirë dhe këtë qendër  gjatë  ditës e ka vizituar kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, për të shikuar si po ecën votimi. Sipas drejtuesve të Qendrës së votimit, në referendum kanë dalë 267 qytetarë prej të cilëve, 266 kanë votuar pro ndërtimit të xhamisë në lokacionin ku ka kërkuar Bashkësia Islame dhe disa nga banorët e fshatit kanë abstenuar, ndërsa vetëm një banor  kishte votuar kundër. Nga ky rezultat i votimit  xhami e fshatit do të ndërtohet në  parcelën  399-2 në Zonën Kadastrale te fshatit Dubravë. Komuna e Suharekës, përkatësisht banorët e Dubravës janë rasti i parë dhe i vetëm  në vend ku banorët vendosim me referendum për një çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …