20 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër 53 serbëve për Masakrën e Mejës dhe të fshatrave të Komunës së Gjakovës

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës. Sipas Prokurorisë, 16 prej këtyre personave ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë. Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët i  organizuar i Ushtria dhe Policia, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare. Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë  civilë shqiptarë  që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes. Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai rajon, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Të pandehurit me aktakuzë akuzohen për vepër penale në bashkëkryerje, Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …