Ka nisur fushata ,,Ti je pjesë e atdheut ’’

Në kuadër të vizitave që u behën komunave  për përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve edhe këtë vit ka nisur fushata ,,Ti je pjesë e Atdheut’’

Më këtë rast  kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , ka pritur në takim zv. Ministrin e Diasporës z.Janez Frrokaj më bashkëpunëtorë të cilët nga afër janë njoftuar lidhur më aktivitetet e përbashkëta që do të organizohen në kuadër të muajit të bashkatdhetarëve nën moton ,,Ti je pjesë e Atdheut’’.

Kryetari Selmanaj, e njoftoi z.Frrojakj se komuna e Deçanit ka një numër të madhe të bashkatdhetarëve  të cilët gjinden në të gjitha vendet e botës  duke shtuar se ka vite më radhë që ne si Institucion organizojmë një serë aktivitetesh për pritjen e bashkatdhetarëve, ndërsa koordinimi edhe më Ministrinë e Diasporës është i mirëseardhur.

Nga këtu u bë e ditur se regjistrimi i  bashkatdhetarëve do të nisë nga dt. 01 Korrik 2016, deri më 01 Shtator 2016 dhe këtë vit në komunën e Deçanit të angazhuar për regjistrimin e bashkatdhetarëve do të jenë 5 zyrtar  kështu u bë e ditur gjatë këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …