Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi,ka thënë se qeveria e Albin Kurtit po e rrezikon shëndetësinë. Ajo në një postim të saj ka shkruar se Qeveria Kurti, është virusi që po e rrezikon shëndetësinë! Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në spitalin e Mitrovicës është alarm për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia. Ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin”, ka shkruar Rrezarta Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …