Sindikata e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së sotme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues, e cila do të mbahet në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka konfirmuar për KosovaPress se do të marrin pjesë në protestë së bashku me NJSI-në. Ai ka thënë se gjatë protestës do të bëhen të ditura edhe kërkesat e tyre. Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë. Përfaqësuesit e NJSI-së ishin takuar me kryeministrin, Albin Kurti në mes të nëntorit, por nuk arritën marrëveshje për shkak se kreu nuk pranoi të tërhiqet nga pozicioni i tij në raport me kërkesat e policisë. Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …