Sazan Ibrahimi

23 komuna të Kosovës nuk e kanë përkrahur Ligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen deri në 100 euro për pronarët

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar për mediet se 23 komuna të vendit  nuk e kanë përkrahur Ligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen deri në 100 euro për pronarët. Ai e ka vlerësuar të gabuar këtë vendim, pasi dëmi i përgjithshëm i komunave llogaritet të jetë milionësh. Në këtë situatë, sipas tij do të ndikojë edhe mendimi juridik i Gjykatës Supreme, ku mësimdhënësit duhet të kompensohen për licencimin e tyre si dhe normën e inflacionit. Deri tani dihet se 23 komuna,  të cilat nuk kanë marrë vendim apo nuk e kanë shqyrtuar çështjen e faljes së Tatimit në Pronë. Janë 23 komuna dhe dy të tjera janë në proces gjatë ditës së sotme e kanë çështjen e faljes së Tatimit në Pronë në vlerë deri në 100 euro. Po shihet që shumica e komunave nuk kanë hyrë në këtë proces, duke marrë parasysh se buxhetet e tyre komunale do të dëmtoheshin me qindra mijëra euro dhe në total i bie me miliona euro”, ka thënë Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …