Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Projekt-statuti i Asociacionit është një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me  çështjen e dialogut me Serbinë dhe draftin për themelimin e Asociacionit. Abdixhiku ka thënë se pas konsolidimit të strukturave partiake, LDK-ja do të dalë me vendim, megjithatë në leximin politik, Drafti vjen si një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim. Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos publikimin e Draftit, pas pranimit të tij, derisa ka thënë se synimin nga ndërmjetësuesit që Drafti të mbetet për lexim e ka marrë si një ofendim të rëndë, meqë LDK është parti shtetformuese dhe bartëse e procesit ndër vite. E para, ka të bëjë me procesin e dialogut, dhe draftin e pranuar tashmë të Asociacionit. Sot bëhen saktësisht një javë, që kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar zyrtarisht, nga ndërmjetësuesit draftin e statutit të Asociacionit. Pra saktësisht dy muaj pas prezantimit në Kosovë, e mbi 40 ditë pasi i njëjti është pranuar nga Qeveria e Kosovës, ky draft na është dorëzuar si dokument në tërësi. E kam konsideruar si ofendim të rëndë, që një parti shtetformuese, bartëse e procesit të dialogut nëpër vite, të jetë vetëm observuese me memorie fotografike e një dokumenti 45 nenësh; dhe të japë mbështetje apriori pa e kuptuar atë. Nuk kam pranuar një qasje të tillë. Kështu nuk vepron Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë mes tjerash, kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …