Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka akuzuar botën perëndimore se ka mbajt qëndrim barbar ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Gjatë fjalimit të tij në Stambolli, një ditë para 75 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtave e Njeriut, ai theksoi se Izraeli ka kryer masakra dhe mizori të cilat do ta turpërojnë tërë njerëzimin. Deklaratës Universale për të Drejtave e Njeriut. “Të gjithë vlerat e ndërlidhura me njerëzimin po vriten në Gazë. Përballë brutalitetit të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut nuk po ndërmarrin hapa konkret për t’i parandaluar këto shkelje”, deklaroi mes tjerash presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …