Në qytetin Kan Jounis në jug të Rripit të Gazës po zhvillohen luftime të ashpra. Ato kanë nisur mbrëmë dhe kanë vazhduar edhe gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Radio Evropa e Lirë njofton se këto luftime vazhduan pasi Izraeli e vazhdoi ofensivën tokësore falë vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i bllokuar përpjekjet për ndaljen e luftimeve dhe për t’i dërguar ushtrisë izraelite më shumë municion urgjentisht. “Izraeli është përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar. Por, Shtetet e Bashkuara i ka dhënë mbështetje jetike ofensivës së Izraelit në ditët e fundit, së pari duke vënë veto ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bënte thirrje për ndaljen e luftimeve, dhe pastaj duke ia shitur Izraelit në mënyrë të përshpejtuar një sasi municioni për tanke në vlerë rreth 100 milionë dollarë” njofton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …